Këshillit Komunal për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19 në Komunën e Hanit të Elezit riaktivizohet në reflektim të situatës më të re në komunën e Hanit të Elezit.
Në hapje të takimit, Kryetari i Komunës Rufki Suma i cili njëherit kryeson më këtë këshill, i njoftoi të pranishmit lidhur me situatën aktuale me pandemin e Koronavirusit. Sipas tij, pas një situate relativisht të qetë, muaji Gusht shënon rritje enorme të të infektuarve të cilat sipas ekspertëve është pasojë e variantit Delta i cili po cilësohet si shumë më agresiv në përhapje dhe në pasoja, e për keqardhje po goditen edhe gjeneratat më të reja.
Kryetari Suma tha se komuna si institucion por edhe institucionet tjera publike janë duke i marrë të gjitha veprimet sipas rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndërsa Medina Imishti Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësis dhe Mirëqenies Sociale, duke raportuar mbi gjendjen aktuale tha se aktualisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë realizuar 607 testime rapide prej të cilëve 413 qytetarë kanë rezultuar negativ, Pozitiv 194, aktiv 108, të shëruar 84 dhe fatkeqësisht kemi dy raste të vdekjes.
Ndërsa sa i përket procesit të vaksinimit deri më tani janë vaksionuar 3813 banorë të komunës prej të cilëve 2739 me dozën e parë dhe 1074 me dozën e dytë.
Ajo shtoi se për shkak të fluksit shumë të madhë të kërkesave për testime është vendosur që marrja e mostrave për testet Rapid të bëhet nga ora 07.00 deri ora 10:30 ndërsa marrja e mostrave për testin serologjik deri ora 13:00.
Dr.Nejazi Luma Drejtor i QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” në raportin e tij theksoi numrin e madhë të kërkesave për shërbime në këtë qendër kundrejt një numri të vogël të stafit aktual. Drejtori Luma tha se përballë situatës aktuale e kemi të pamundur që me stafin aktual të ju shërbejmë të gjithë pacientëve që i drejtohen kësaj qendre. Ai shpreson se në bazë të vendimit të Qeveris së Kosovës edhe kësaj qendre do ti shtohen staf plotësue që do të ishin ndihmes në situatën aktuale.
Duke iu referuar kapacitetve ekzistuese, Drejtori tha se janë kompletuar 10 shtretër me të gjitha pajisjet përcjellëse, aparate oksigjeni, boca oksigjeni dhe mundë të kujdesemi për deri 10 pacient të cilët mundë të trajtohen në ketë qendër.
Për Drejtorin Luma është brengosëse furnizimi me barna esenciale e sidomos për Insulinë të cilat janë më se të domosdoshme për një kategori të pacientëve.