Shtabi Emergjent i Komunës së Junikut mbajti takimin e radhës lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e virusit COVID – 19, ku vendosi që:
Të gjithë të ardhurit nga bota e jashtme nga data 08 Mars 2020 e tutje, janë të obliguar që të lajmërohen në QKMF ose në Shtabin emergjent të Komunës së Junikut apo në këta numra të telefonit: 049/760-268, 044/253-228 dhe 044/236-963. Komuna, Posta, Bankat, QPS, Qendra e Regjistrimit Civil, Barnatoret, Furrat, si dhe veprimtaritë e tjera publike janë të obliguara që të ofrojnë shërbime me sportele duke mos pasur kontakte të drejtë për drejta në mes të palëve, ndërsa në dyqane ushqimore shërbimet të ofrohen në mënyrë të rregullt duke respektuar distancën prej 2 metrave si dhe duke evituar grumbullimin e më shumë se 3 klientëve. Komuna e Junikut lut qytetarët që sa më shumë ti shfrytëzojnë shërbimet online të komunës përmes ueb faqes komunale.