Në takimin e mbajtur më datë 13.04.2020 nga Shtabi Komunal për menaxhimin e Emergjencës Shëndetësore në Deçan u vendosen këto rekomandime:
-
Qytetarët e Deçanit të vetëizolohen, sidomos ata që kanë ardhur tashmë nga komunat të cilat janë në karantinë.
-
Karantinimi i Komunës së Deçanit, sipas vlerësimit të përbashkët me Ministrinë e Shëndetësisë.
-
Mbyllja e të gjitha veprimtarive në Deçan për dy javët në vijim.
-
Furnizimi i familjeve me gjëra elementare për dy javë në mënyrë që të mos qarkullojnë dhe gatishmëria e Komunës për të furnizuar familjet me nevojë emergjente, sipas skemës tashmë të ndërtuar.