Adem Demaçi

Shtatë buceta në garë për shtatoren e Adem Demaçit, njëra nga to përcaktohet të premten

 Komisioni Qeveritar për pranimin e ofertave për ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit, sot kanë shqyrtuar ofertat e personave të interesuar për ndërtimin e kësaj shtatoreje. Takimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte, ku edhe do të merret vendimi se kush do ta ndërtojë shtatoren e Demaçit. Komisioni i përbërë prej: Jahja Lluka, Zyra e Kryeministrit të Kosovës,  Ilir Muharremi, kritik i artit, Arjeta Miftari, skulptore, Avni Behluli, skulptor, Hydajet Hyseni  nga shoqata e të Burgosurve Politik do ta përzgjedhin shtatoren fituese. Sipas Ilir Muharremit u prezantuan shtatë buceta, kishte edhe portrete gjë që nuk kërkohej në kritere. “Bucetat e ofruara nuk ishin aq të mira derisa njëra prej i tyre i plotësonte kushtet estetike, të ngjashmërisë, kompozicionit dhe simbolikës,” tha ai.  Figura e Demaçit e bërë prej bronzit do të jetë e gjatë rreth katër metra. Qeveria e Kosovës për të ka ndarë 120 mijë euro. Po ashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Parku i Qytetit të emërohet “Adem Demaçi”. Emrin e Demaçit do e mbajë edhe autostrada Prishtinë-Pejë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …