Biden

Shtatë kongresmenë amerikan i dërgojnë letër kryetarit Joe Biden, lidhur me tensionet mes Kosovës e Serbisë

Shtatë kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër kryetarit, Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me  tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave, duke kërkuar që Amerika që të fokusohet tek zgjidhja e tensionit mes dy vendeve në Ballkan. “Nisur nga disproporcioni i fuqisë ushtarake të Serbisë, u kërkojmë që të rithekson se Amerika do të jetë garante që aleati ynë Kosova, do të marrë trajtim të drejtë dhe njohjen si shtet i pavarur”, thuhet në letër. Në letër theksoi se pas tensionit për reciprocitetin e targave, Serbia mobilizoi forcat e saj në kufi me Kosovën. Kongresmenët shprehen se shumicën e pajisjeve ushtarake Serbia e ka nga aleati i saj, Rusia dhe theksohet gjithashtu prania e ambasadorit rus në mobilizimin e ushtrisë. “Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Botsan-Kharchenko vizitoi kufirin (me Kosovën) më 26 shtator, bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsa Stefanovic dhe shefin e ushtrisë serbe, Milan Majsilovic”, thuhet në letër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …