Shtatë persona janë mbytur dhe 32 janë plagosur nga shkëputja e një shkëmbi dhe rënia e tij mbi barkat që po lundronin nëpër një liqen në Brazil. Deri te fatkeqësia me pasoja fatale për turist ka ardhur kur një shkëmb është shkëputur nga masivi shkëmbor dhe ka rënë mbi barka duke mbytur 7 lundrues, plagosur 32 të tjerë ndërsa 3 të tjerë raportohen të zhdukur. Shkëmbi I ndarë ka rënë mbi tri varka, njëra prej të cilave është fundosur plotësisht ndërsa dy të tjerat thuaja janë shkatërruar. Mediet në Brazil njoftojnë se ndarja e shkëmbit nga masivi shkëmbor ka ndodhur pas një shiu të rrëmbyeshëm. Ekipet e shpëtimit janë duke hulumtuar mos ka edhe ndonjë person tjetër që ka pësuar nga kjo fatkeqësi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …