IKSHPK apelon qytetarët që gjatë festave të fundvitit të mos i përdorin mjetet piroteknike

Shtatë qytetarë të vendit tonë janë lënduar nga mjetet piroteknike, dhe një tjetër nga plumbi qorr

Shtatë qytetarë të vendit tonë  janë lënduar nga mjetet piroteknike, dhe një person tjetër nga plumbi qorr gjatë festës së ndërrimit të moteve, ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Agron Çitaku. Sipas tij, tre prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikë, kurse të lënduarit tjerë janë liruar për në shtëpi. “Megjithatë janë të pranishme  këto raste, kemi diku shtatë raste të lënduar me mjete piroteknike dhe një të plagosur nga plumbi qorr. Gjendja e tyre, pjesa dërmuese janë në shtëpi, tre jemi duke i trajtuar. I lënduari nga plumbi qorr, është në regjionin e krahut”, theksoi Çitaku. Gjatë muajit dhjetor në disa komuna është ndaluar me ligj hedhja e fishekzjarreve dhe përdorimi i tyre në vende publike, teksa është bërë thirrje nga autoritetet që të ketë kujdes në përdorimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …