Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala thotë se nuk ka arsye për rritje të çmimit të bukës në Kosovë

Shtatëmbëdhjetë furra mbyllen në Vushtrri pasi që në marketet e këtij qyteti është duke u shitur buka 15 centë

Shtatëmbëdhjetë furrtarë të Vushtrrisë janë ankuar të kryetari Bajram Mulaku për çmimin e ulët të bukës që shitet nëpër markete, i cili i dëmton ata ekonomikisht. Ata kanë shprehur edhe dyshimin në cilësinë e bukës që shitet nëpër markete. Njëra prej furrave që ndodhet në sheshin “Adem Jashari” është plaçkitur të mërkurën gjatë natës, shkruan sot, gazeta Zeri. Vetëm pak ditë më herët furrtarët e Vushtrrisë kishin paralajmëruar ngritjen e çmimit të bukës me arsyetimin se çmimi i miellit në treg është rritur. Por, gjithçka ka shkuar huq pasi që në marketet e Vushtrrisë ka filluar të shitet buka me çmim shumë më të ulët se që është çmimi i bukës nëpër furra, vetëm 15 centë.

Duke u përballur me këtë problem furrtarët vushtrrias kanë takuar kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe drejtorin e Inspeksioneve, Betim Kollari, të cilët kanë biseduar për hallin që mund t’u kushtojë edhe me mbylljen e furrave të tyre. Në fakt këtë mundësi e kanë paralajmëruar vetë furrtarët gjatë takimit me Mulakun dhe Kollarin në rast se Komuna nuk ndërmerr masa për t’i harmonizuar çmimet e bukës në komunën e Vushtrrisë. Furrtarët vushtrrias shprehën shqetësimin e tyre për sjelljen e bukës nëpër supermarketet e Vushtrrisë nga furra të ndryshme, të cilat, sipas tyre, ofrojnë bukë me çmim më të lirë se furrat vendase, duke i dëmtuar ato ekonomikisht.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …