Shtatorja e heroit Ymer Alushani "Vogëlushit" që pritet të vendoset në Komoran është afër finalizimit

Shtatorja e heroit Ymer Alushani “Vogëlushit” që pritet të vendoset në Komoran është afër finalizimit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar fotot e shtatores së heroit Ymer Alushani “Vogëlushi” i cili është në proces të finalizimit dhe që pritet të vendoset në Komoran. “Luani i Grykës së Llapushnikut, Ymer Alushani – Vogëlushi, po përjetësohet në bronz, për të qenë edhe fizikisht ndër ne, në Komoran, për të dëshmuar si duhet atdheu. Së bashku me familjarët e heroit dhe skulptorët Ylberin dhe Sabriun, vlerësuam punën e deritashme të shkëlqyer, e cila do të finalizohet së shpejti. Shtatorja e heroit Ymer Alushani – Vogëlushi, me pamjen madhështore, do të ligjërojë ndër breza, se kjo tokë ka zot!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërron jetë Komandanti i UÇK-së, Haki Limani, i njohur si “Plaki”

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Limani, i njohur si komandant “Plaki”, ka ndërruar …