leoni

Shtegu i atletikës dhe fushat sportive te palestra në Drobesh të komunës së Vitisë bëhen me shtresë gome

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Drobesh për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e shtegut të atletikës dhe fushave sportive. Kryetari Haliti me këtë rast theksoi se, qeverisja lokale në Viti, po vazhdon të krijoj hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe potencoi se tani më janë duke u kompletuar shtegu i atletikës, fusha e tenisit, fusha e futbollit të vogël, basketit, shahut, ping – pongut si dhe po planifikohet të bëhet edhe një fushë e futbollit të madh për klubin e femrave që garon në ligën e parë. Tutje ai tha se Vitia ka shumë talent në disiplinat e ndryshme sportive, dhe me rregullimin e këtyre fushave po plotësohen kushtet dhe do të jetë një epiqendër për zhvillim sa më të mirë të aktiviteteve sportive. Përndryshe punimet në këtë kompleks pritet të finalizohen këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …