Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, në vigjilje të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, njofton botimin e librit me titull Kah po shkon diplomacia jonë, të politologes Elife Luzha. Ky libër si temë bosht ka diplomacinë shqiptare, në veçanti atë kosovare të periudhës pas shpalljes së pavarësisë dhe problematikat me të cilat ballafaqohet ajo në detin e trazuar të marrëdhënieve ndërkombëtare. Arma e diplomatit është fjala, pra komunikimi, të cilin studiuesja Luzha, me të drejtë, e konsideron si një art të veçantë… Recensent i librit është Dr. Islam Lauka. Sipas tij, autorja Luzha i ka bërë një skanim të vërtetë diplomacisë së shtetit të ri të Kosovës, prandaj ky libër duhet të lexohet nga diplomatët, analistët e politikës së jashtme, ligjëruesit dhe studentët e shkencave politike.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …