Shtëpia e Bardhë e paralajmërojnë Rusinë që të mos dërgojnë trupa dhe pajisje ushtarake në Venezuelë

Shtëpia e Bardhë e paralajmërojnë Rusinë që të mos dërgojnë trupa dhe pajisje ushtarake në Venezuelë

Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi Rusinë dhe vendet tjera që mbështesin kryetarin e kontestuar, Nicolas Maduro në Venezuelë, të mos dërgojnë trupa dhe pajisje ushtarake, pasi këtë veprim Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë si “kërcënim të drejtpërdrejtë” të sigurisë rajonale. Ditë më parë, dy aeroplanë rusë me një personel ushtarak prej 100 anëtarësh ateruan në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës. Shtetet e Bashkuar janë duke përgatitur një listë të përgjigjeve të mundshme që përfshijnë edhe sanksione. “Do të ishte gabim për Rusinë nëse mendon se i ka duart e lira në Venezuelë”, tha Elliot Abrams, përfaqësues i posaçëm për Venezuelën i Shteteve të Bashkuara. Më herët Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton tha se SHBA-të “ do ti konsiderojnë veprimet e tilla si provokim dhe kërcënim të drejtëpërdrejtë të paqes dhe sigurisë në rajon”, raporton REL. Shtetet e Bashkuara dhe gjitha vendet tjera perëndimore e mbështesin udhëheqësin e opozitës në Venezuelë, Huan Guaido, i cili e ka shpallur veten president të përkohshëm. Ndërkohë Rusia, Kina, Irani dhe një sërë vendesh tjera janë në anën e presidentit të kontestuar, Nicolas Madura. Venezuela nën udhëheqjen e Maduros ka pësuar krizë ekonomike dhe tashmë miliona banorë kanë ikur nga ky vend.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …