Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare

Shtëpia e Bardhë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare. Shkak për një vendim të tillë është inteligjenca artificiale e Kinës, e cila paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kina është e përfshirë në një strategji të gjerë dhe afatgjatë që drejton, lehtëson ose mbështet përparimet në teknologjitë që janë kritike për ushtrinë, inteligjencën, mbikëqyrjen ose aftësitë kibernetike të vendeve të tjera”. Përballë kësaj ideje, Amerika do të detyrojë disa kompani teknologjike të ndalojnë tregtinë me Kinën dhe paralajmëroi se shkelja e kësaj mase do të ndëshkohet me sanksione të ashpra, thuhet njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Mediet amerikane njoftojnë se presidenti, Xho Baiden ndaluar investimet amerikane në tre nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kineze si gjysmëpërçuesit, llogaritjet kuantike dhe sistemet e inteligjencës artificiale. Ndërkohë, autoritetet kineze kanë shfaqur pakënaqësinë e vet ndaj këtij vendimi dhe kanë kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që ta bëjë revokimin e tij, në të kundërtën, Kina do të hakmerret kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …