Falë mbështetjes së çmuar të KFOR-it, Shtëpia e Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara në Deçan është pasuruar me një pajisje të re industriale, e cila do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe përkujdesjes ndaj këtyre personave.
Kryetari Ramosaj së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi, znj. Agnesa Vokshi dhe drejtoreshën e Shtëpisë së Komunitetit, znj. Hane Lekaj pranuan këtë donacion nga Komandanti i Komandës Regjionale Perëndim (RCË) të KFOR-it, Kol. Rocco Mundo.
Ramosaj ka deklaruar se është mirënjohës përzemërsisht për KFOR-in Italian, për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetit të Deçanit.