Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeçovi ndriçohet portokalli për të shënuar përmbylljen e fushatës 16 Ditë të Aktivizmit

Shtëpia Muze e At Shtjefën Gjeçovi ndriçohet portokalli për të shënuar përmbylljen e fushatës 16 Ditë të Aktivizmit

Shtëpia muze e At Shtjefën Gjeçovi, lokacion historik në Janjevë  u ndriçua mbrëmë portokalli për të shënuar mbylljen e fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore.

  1. Riccardo Serri, Zëvëndës Shef i Zyres së BE-së, Znj. Vlora Dumoshi, Ministreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe zyrtarë të komunës së Lipjanit ishin prezentë në këtë ngjarje që në mënyrë simbolike të përmbyllin fushatën globale 16 Ditë të Aktivizmit për ndërgjegjësim ndaj dhunës kundër grave dhe vajzave.

Pjesëmarrësit bënë një shetitje në shtëpinë muze, e cila është restauruar përmes projektit të UNDP-së “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP), për të mësuar diçka më shumë rreth personalitetit të mësuesit, hulumtuesit të kulturës shqiptare dhe priftit françeskan.

Zyret e BE-së dhe UNDP-së përzgjodhën Janjevën dhe shtëpinë muze për të kremtuar bashkëpunimin e mëhershëm në avancimin e kohezionit social dhe dialogut ndëretnik si dhe të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut që këtë vit përçon një porosi univerzale për të bashkuar fuqitë për një botë më të mirë derisa po luftojmë virusin – ekonomi dhe shoqëri më përfshirëse, të bazuara në principet e të drejtave të njeriut, solidaritetit dhe multilaterizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …