Shtëpia për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare në komunën e Skenderajt ka përfituar një donacion

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me UNDP dhe Komunës së Skenderajt, nëpërmjet projektit Reload2, Shtëpia për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare ka përfituar një donacion, i cili përfshinte ulëse për kopsht, lule dhe bimë dekorative.Në pranimin e donacionit kanë marrë pjesë drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në komunën e Skenderajt, Besarta Meha – Ademi, drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi dhe koordinatorja e IQS-së, Gentiana Zeqiri, përmes së cilës është realizuar ky aktivitet.

May be an image of 12 people and people smiling

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …