Shtetasi i Shqipërisë Petrit Zifle, u vra në Greqi nga persona ende të panjohur

Shtetasi i Shqipërisë Petrit Zifle, u vra në Greqi nga persona ende të panjohur

Më 25 nëntor 2018 pas një debati për çështje të karakterit etnik, është gjetur i vrarë shtetasi i Shqipërisë, Petrit Zifle. Ai  Ishte shpallur në kërkim nga familja e tij, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, por u gjet i pajetë i hedhur në një kanal, nga një shofer kamioni të mërkurën e javës së kaluar. Bëhet fjalë për shtetasin 63-vjeçar,  Petrit Zifle, nga Berati emigrant në Korfuz të Greqisë. Mediet greke zbuluan një ditë më parë emrin e tij dhe detaje të tjera, përfshi edhe vrasësin, të cilin e identifikuan si eksponent të Agimit të Artë. Ndërsa vetëm këtë të martë, sigurisht pasi kanë marrë njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës mbi vrasjen e shqiptarit, ka reaguar Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, që përmes zëdhënëses Edlira Prendi ka shprehur jo vetëm keqardhjen për humbjen e jetës së tij, por përshëndet ndërkohë edhe kapjen e autorit nga policia greke. Në javën e fundit të nëntorit vetëm në rajonin i ish Vilajetit shqiptar të Janinës janë vrarë  shtatë shqiptarë dhe nuk pati ndonjë reagim zyrtar, ndërsa për heqjen e një pllake të një shqiptarë-vrasësi grek, në Shqipëri,   reagon tërë Greqia.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …