Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në bashkëpunim me të njëjtin dikaster nga Shqipëria janë marrë vesh që shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Itali të ju ofrohet shërbime konsullore në Konsullatën e Shqipërisë në Bari. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, sot, gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Tiranë në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, bëjnë me dije se nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra-tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor do të hedhin edhe një hap tjetër, duke përforcuar nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët Kosovë – Shqipëri, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …