leoni

Shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë nga dita e hënë, do të pajisen me një “dokument hyrje-dalje”

Shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë nga dita e hënë, do të pajisen me një “dokument hyrje-dalje”

Nga e hëna, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një “dokument hyrje-dalje”. Përmes një deklarate në gjuhën shqipe dhe serbe, Qeveria e Kosovës deklaron se qytetarët serbë, nga 1 gushti, sapo të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument “hyrje-dalje”. Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me këtë dokument thuhet në deklaratë. Me këtë vendim, Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …