E konfirmon BE nesër grupi punues i dialogut të Kosovës do të takohet me atë të Serbisë në Bruksel

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mblidhen sot për të diskutuar planin e rimëkëmbjes ekonomike

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen sot për herë të parë ballë për ballë, prejse ka shpërthyer pandemia e koronavirusit në mes të marsit. Ata pritet të diskutojnë për paketën stimiluese ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për periudhën e pas-koronavirusit. Çështja kryesore është se sa pjesë të fondit të rikuperimit do të shpërndahen si grante dhe sa si kredi. Ata po ashtu duhet të dakordohen për buxhetin shtatëvjeçar, në vlerë prej 1.07 trilion eurosh të tjera. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha përpara samitit se “pozicionet janë ende të ndara”. Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi. Shtetet me më shumë kursime, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave. Shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin. Banka Qendrore Evropiane ka parashikuar tashmë rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …