Zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Fainer, ka shprehur shqetësime të thella për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar situatën në Kosovë sikur ecje “në tehun e thikës.” Në një fjalim të mbajtur në Chatham House, Londër, Finer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të angazhuara për sigurinë e rajonit, duke përmendur ndikimin rus dhe kinez, si dhe konfliktin e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se ka dy vija kryesore ndarëse për të cilat Shtetet e Bashkuara janë më të shqetësuara, me Kosovën që mbetet një aleat thelbësor, por që ndodhet në një moment shumë të ndjeshëm për sigurinë e saj.
