Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes të më shumë bazave në Evropën Lindore për t’u mbrojtur ndaj agresionit rus. Por kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Mark Milley tha në Kongresin amerikan se trupat duhet të shërbejnë me rotacion dhe jo të ketë dislokime të përhershme. Gjenerali Milley tha se bazat mund të financohen nga vende të tjera si Polonia dhe vendet baltike që duan më shumë trupa amerikane. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se çdo përpjekje për më shumë masa sigurie në Evropën Lindore është një “proces në vazhdim” që ndoshta do të diskutohet në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në qershor. Gjenerali Milley dhe Sekretari i Mbrojtjes Austin po dëshmonin para Komisionit për Shërbimet e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me projekt-buxhetin për vitin 2023, por seanca u mbizotërua nga lufta ruse kundër Ukrainës dhe përpjekjet e mundshme të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Ukrainën dhe për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …