SHBA dërgon edhe disa trupa të tjerë në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 19 korrik do të sjellin në Kosovë 500 ushtarë të rinj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 19 korrik do të sjellin në Kosovë 500 ushtarë të rinj nga Teksasi, Karolina e Veriut, Kalifornia dhe Nju Jorku. Sipas gazetës amerikane Stars and Stripes, e cila raporton për ushtrinë, shkaku se në Kosovë mund të ketë tensione, këta ushtarë në Kosovë është paraparë të qëndrojnë për rreth nëntë muaj. Gazeta shkruan tutje, se tensionet në Kosovë janë rritur sidomos pas zgjedhjeve nacionale të qershorit, ku partitë nacionaliste shqiptare kanë shënuar një rritje të konsiderueshme. Ndërsa, në anën tjetër partia politike serbe besnike ndaj Beogradit ka fituar një numër të madh votash nga minoriteti serb. “Serbët lokalë, të cilët në fillim ishin kundër mbrojtjes së NATO’s, tani duan që trupat ushtarake të NATO’s të qëndrojnë në Kosovë në mënyrë që ta mbrojnë komunitetin serb”, shkruan tutje kjo gazetë amerikane. NATO së fundi ka përdorur veton karshi nismës së autoriteteve kosovare për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …