Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO do të qëndrojnë pranë Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO do të qëndrojnë pranë Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO e ka mirëpritur takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel. Përmes një reagimi në Twitter thuhet se Amerika do të qëndrojë afër në procesin integrues. ”Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, mirëpriti më herët sot, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin te selia e NATO-s. SHBA do të qëndrojë pranë Kosovës, ndërsa vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj Euro-Atlantike”, thuhet në shkrimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …