Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar vendimin e Kremlinit për të pezulluar marrëveshjen e grurit të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar vendimin e Kremlinit për të pezulluar marrëveshjen e grurit të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar vendimin e Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e grurit. Sekretari i Përgjithshëm Antony Blinken ka deklaruar se qeveria ruse po e përdor marrëveshjen e grurit si një armë lufte. Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje të thellë për vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen në Nismësn e Drithërave të Detit të Zi. Përdorimi i vazhdueshëm i ushqimit si armë nga qeveria ruse dëmton miliona njerëz të pambrojtur në mbarë botën”, tha ai. Pas Amerikës edhe  kryetari i francez, Emmanuel Macron mban të njëjtin qëndrim kundrejt Rusisë. Ai theksoi se vendimi i njëanshëm nga Rusia do të ketë pasoja domethënëse për vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë që mbështeten në marrëveshjen. Ata që dyshojnë në sinqeritetin e Putinit dhe përkushtimin e tij ndaj të mirave të përbashkëta, përgjigja është shumë e qartë… ai vendosi të përdorë ushqimin si armë dhe mendoj se ky është një gabim i madh”, deklaroi Macron.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …