Amerika duhet të sigurojë që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur, thonë ligjvënësit amerikanë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtuan kërkesën e Rusisë për të ndaluar Ukrainën që t’i bashkohet NATO-s

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar kërkesën e Rusisë për të ndaluar Ukrainën që t’i bashkohet NATO-s. “Ne e kemi bërë të qartë se ka parime thelbësore për të cilat ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë”, ka theksuar sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Ai ka shtuar më tutje se Uashingtoni i ka përgatitur Moskës një rrugë serioze diplomatike për të zgjidhur konfrontimin, në një letër private drejtuar qeverisë ruse. Letra theksonte se Kievi mund të zgjedhë aleatët e vet, duke kundërshtuar kërkesën e Moskës për një premtim se Ukraina nuk do të bashkohet me aleancën e NATO-s. Gjatë konferencës për medie, sekretari i Shtetit, Antony Blinken theksoi se letra nuk do të bëhet publike, sepse ne mendojmë se diplomacia ka shanset më të mira për të pasur sukses.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …