Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, edhe pse për një vendim të tillë kërkohet pajtimi i të gjitha 30 vendeve anëtare të Aleancës. Mbështetjen amerikane për Kosovën dhe aspiratat e saj në këtë drejtim e ka shprehur zëdhënësi i misionit të SHBA-së në NATO, Xhefri Adler. Ai po ashtu rikujtoi se “të gjitha vendimet e Aleancës, përfshirë edhe për Partneritetin për Paqe, merren me konsensus” dhe kjo do të thotë se anëtarësimi nuk mund të bëhet derisa pesë shtete të BE-së në NATO, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …