Anthony Blinken

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ofrojnë avionë për Poloninë si kompensim për dërgesat në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  në mënyrë aktive po shikojnë të arrijnë një marrëveshje me Poloninë, me qëllim  për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë të prodhimit rus, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Pilotët ukrainas veçse dinë të përdorin këta avionë dhe Blinken tha se Amerika  mund të ofrojë edhe  avionë të tjerë për Poloninë si kompensim për dërgesat në Ukrainë. “Ne po shikojmë në mënyrë aktive çështjen e avionëve që Polonia mund t’i ofrojë Ukrainës dhe jemi duke parë se sa mund t’i furnizojmë ne më pas ata, nëse Polonia vendos të dërgojë avionë” në Ukrainë, tha Blinken. “Nuk mund të flas për afate, por mund të them se jemi duke punuar në këtë drejtim në mënyrë shumë aktive”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …