Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë edhe 2 miliardë e 600 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe shtetet e tjera të rajonit, me qëllim që të rritet siguria në mbarë Evropën pas pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 8 shtator se Shtëpia e Bardhë do të përdorë 2 miliardë dollarë nga Programi për financimin e jashtëm ushtarak për të rritur sigurinë e Ukrainës dhe të 18 fqinjëve të saj – përfshirë edhe disa shtete të NATO-s – dhe të partnerëve rajonalë të sigurisë, “që janë më së shumti në rrezik nga agresioni rus në të ardhmen”. Përafërsisht 1 miliard dollarë dollarë do t’i ndahen Ukrainës, tha një zyrtar. Pjesa tjetër do të ndahet midis: Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.
