Ushtarët amerikanë nga Brigada e dytë e Fort Carsonit do të vendosen në Kosovë në pranverë, raporton “The Gazette”. Batalioni i III i Regjimentit të Kalorësisë 61 do të zëvendësojë ushtarët e Divizionit të 82-të Ajror të Azerbajxhanit të vendosur në mbështetje të Grupit Shumëkombësh të Betejës – Lindje në Kosovë. Pjesa tjetër e skuadrës së Combat Team 2 do të shkon në Afganistan, transmeton lajmi.net. “Sipas një raporti të ushtrisë, grupi kryen ‘operacione për mbështetjen e paqes’ dhe përbëhet nga rreth 1,000 trupa nga pesë vende – Hungaria, Polonia, Rumania, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan media në fjalë. “Ushtarët kanë punuar dhe trajnuar shumë për t’u përgatitur për vendosjen e ardhshme në Kosovë”, ka thënë komandanti Donald Braman. “Jam krenar për ushtarët tanë dhe jemi gati të mbështesim Misionin e NATO-s në Kosovë”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …