Zëvendës-ndihmës-sekretari Gabriel Escobar, gjatë një diskutimi ka thënë se Kosova në “Ballkanin e hapur” duhet jetë krejtësisht e barabartë. Diplomati amerikan ka thënë se Vuçiqi ishte zotuar se do ta pranonte këtë nismë dhe tani Amerika është duke e testuar zotimin e tij. Po ashtu, Esobari ka thënë se Serbia duhet t’i njohë kufijtë ekzistues në veri si kufij ndërkombëtarë. “Ballkani i hapur” nuk ka vdekur si ide, por që ta pranojnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia duhet t’i plotësojë dy kushtet që i kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova duhet të pranohet e të prezantohet pa ndonjë limitim siç është puna e fusnotës. “Ajo që e them shpesh është se po përpiqeni ta bëjmë rajonin një Union ku duhet të jetoni si norvegjezët, çeket dhe francezët. Dhe nëse nuk mund të jetoni me fqinjin tuaj është e vështirë t’ia bëni me dije BE-së se jeni të aftë të bëheni pjesë e atij komuniteti. E ardhmja e rajonit është në demokracitë multietnike”, ka thënë Gabriel Escobar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …