Kosova nënshkruan marrëveshje me Shtetet e Bashkuara nga e cila i përfiton 3.8 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 19 vite e kanë ndihmuar Kosovën me 1.8 miliard dollarë

Në ditën e fundit të vizitës së saj zyrtare në Washington, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, u prit në takime të ndara nga zyrtarë të lartë të Departamentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qendrore, zyrtarë të lartë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit si dhe të Byrosë për Burimet e Energjisë. Reshitaj, në takimin e parë u prit nga DepHan Goodman, zyrtar i Lartë për Kosovë, Louis Crishock, zyrtar për Diplomaci Energjetike pranë Byrosë për Burimet e Energjisë si dhe Justin Heung, zyrtar Ekonomik pranë Departamentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qendrore. Në këtë takim, Reshitaj ka shprehur vizionin e saj për mjedisin dhe prioritetet qeverisëse, angazhimin për të bërë publikun të vetëdijshëm për rëndësinë e energjisë së ripërtërishme.

Ajo falënderoi shtetin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe kërkoi përkrahje në fushën e promovimit dhe subvencionimit të ekonomisë së gjelbër, miqësore me mjedisin.  Nga ana tjetër, zyrtarët e lartë të DASH-it deklaruan se SHBA-ja i ka dhënë Kosovës për 19 vitet e fundit 1.8 miliard dollarë. “Kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në shumë fusha duke përfshirë programin e shkencëtareve të rinj ku përmes Ambasadës Amerikane vitin e ardhshëm do të sjellim në Kosovë ekspertë për fusha të caktuara që pala Kosovare i identifikon si të nevojshëm”, deklaruan ndër të tjera zyrtarët amerikanë.

Në fund të takimit palët u zotuan që do të intensifikojnë veprimet e përbashkëta në nxitjen e investimeve kapitale në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit në veçanti. Në takim me zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, ministrja Reshitaj kërkoi përkrahje për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, në ngritjen e kapaciteteve, ruajtjen e ekosistemeve, florës e faunës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …