SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin fuqishëm propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Autoritete të larta të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës njoftuan se mbështesin fuqimisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ne presim që të dy liderët, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq  t’i qasen takimit me një frymë konstruktive, e cila është e nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për “Zërin e Amerikës” përpara radhës së re  të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pritet të mbahet të hënën, në Bruksel. Departamenti i Shtetit deklaron se është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të përdorin bisedimet për të shprehur përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …