Gjatë gushtit të këtij viti, autoritetet amerikane i bënë dy paralajmërime të paprecedentë Qeverisë së Kosovës për aksione të pakoordinuara që kanë tensionuar marrëdhëniet me aleatin kryesor të Kosovës. Ky shqetësim u shpreh në komunikatat zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat u theksuan nga zëdhënësi Metju Miller dhe Jim O’Brien, ndihmës sekretari i shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Përplasjet e fundit lidhen me operacionet e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të cilat janë kritikuar ashpër. Ambasada amerikane në Prishtinë shpalli një deklaratë më 30 gusht 2024, duke shprehur shqetësim dhe zhgënjim të thellë për veprimet e Qeverisë së Kosovës. Në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian, Amerika i ka kërkuar vazhdimisht Qeverisë së Kosovës koordinimin me partnerët ndërkombëtarë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …