Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti mund të jetë në gjendje të bëjë 1 milion vaksinime në ditë, pavarësisht nga fillimi i ngadaltë, tha të martën Drejtori i Instituteve të Sëmundjeve Alergjike dhe Ngjitëse, Dr. Anthony Fauci. Dr. Fauci paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë edhe më të rënda. Ritmet e ngadalta të vaksinimit kanë krijuar irritim në radhët e zyrtarëve dhe popullatës. Deri të hënën vetëm 1/3 e sasisë së vaksinave që kishin marrë shtetet ishte vënë në përdorim për fushatën e imunizimeve. Ai e cilësoi realist dhe të realizueshëm objektivin e kryetarit të zgjedhur Joe Biden për 100 milionë vaksinime brenda 100 ditëve të para të administratës së tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …