Shtetet e Bashkuara u tërheqin vërejtjen krerëve të Kosovës se nëse taksa nuk hiqet “sanksionet”, do të thellohen

Tre zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, kryetari  Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryekuvendari, Kadri Veseli kanë marrë një letër të ashpër nga Amerika me kërkesë për heqje të taksës së vendosur në nëntor të vitit 2018, ndaj produkteve të Serbisë.  Letra  është dërguar nga tre zyrtarë të lartë amerikanë dhe mban nënshkrimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes. Ajo  bënë thirrje që mos të shkelet mbi sakrificën e Shtetit Amerikan dhe të ushtrave amerikanë për Kosovën. Liderëve u është tërhequr vërejtja që nëse taksa nuk hiqet “sanksionet”, do të thellohen. Dërgimin e letrës e ka konfirmuar Ambasada Amerikane, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …