Shtetet anëtare të Bashkimit Europian emëruan zyrtarisht spanjollin, Josep Borrel shef të BE-së për Punë të Jashtme, në vend të Federica Mogherinit. Konfirmimi vjen nga një zëdhënës i Brukselit. Ai do të nisë punën në nëntor, nëse kandidatura e tij do të aprovohet edhe nga Parlamenti Europian. Emërimi i spanjollit erdhi pas zgjedhjes së zonjës, Ursula der Lejen në drejtim të Komisionit Europian. Socialisti Borrell është aktualisht ministër i Jashtëm i Spanjës, ndërsa një mandat ka qenë edhe president i Parlamentit Europian. 72 vjeçari, Borrel pritet të marrë në duar drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe një sërë procesesh të tjera të papërfunduara nga Mogherini.
