NATO

Shtetet e NATO-s i kërkojnë Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet dhe t’i kthehen tavolinës se bisedimeve

Mediat e huaja kanë shkruar për pesë vendet më të fuqishme të QUINT-it, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat sot i kanë bërë thirrje Kosovës të heq taksën dhe të rinisin bisedimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare Kosova dhe Serbia sot kanë qenë në fokus të disa prej mediave më të njohura në botë si Deutche Welle e Reuters. “Shtetet e NATO-s i kërkojnë Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet”, kështu e fillon artikullin Deutsche Welle Ndërsa, Reuters, shkruan se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen sa më shpejt në tavolinën e bisedimeve, dhe të rinisin dialogun për një marrëveshje finale. Kujtojmë se ndaj kësaj thirrje të 5 vendevëe të QUINT-it kanë reaguar liderë të shumtë të dy vendet, por që nuk ka pasur ndonjë përgjigje konkrete. Kujtojmë se bisedimet mes dy vendeve janë ndalur tashmë e disa muaj, që prej kur Qeveria Haradinaj vendosi fillimisht 10 e më pas 100 përqind taksë ndaj produkteve serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …