Quint-i: Nuk përzihemi në zgjedhjen e ministrave të rinj

Shtetet e QUINT-it u kërkojnë palëve, në Veri, të përmbahen nga përdorimi i forcës, ose ndërmarrja e veprimeve që ndezin tensionet

Shtetet e QUINT-it, Amerika, Franca, Italia, Gjermania dhe Anglia, kanë shprehur shqetësimin e tyre për zgjedhjet lokale të mbajtura në veri të Kosovës më 23 prill, duke sqaruar  se ato nuk përbëjnë zgjidhje politike të qëndrueshme afatgjatë për komunat e veriut, për shkak të bojkotit nga komuniteti serb. Përmes një deklarate të përbashkët, autoritete të këtyre shtete u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të punojnë së bashku mes të gjitha palëve të interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese dhe pjesëmarrëse në këto komuna. Duke theksuar nevojën për të shmangur veprimet apo iniciativat që nuk u shërbejnë interesave të popullit apo përkeqësojnë tensionet, deklarata e përbashkët thekson se kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale duhet të përmbahen nga ushtrimi i kompetencave përtej mandateve të tyre administrative. Në deklaratë, vendet më me ndikim nënvizojnë se procesi i marrjes së detyrës nuk kërkon që kryetarët e bashkive të bëjnë betimin në zyrat komunale dhe se “nuk duhet të ketë veprime apo iniciativa – as nga kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale – që nuk i shërbejnë popullit ose që mund të rrisin tensionet. Të gjitha palëve u kërkohet të përmbahen nga përdorimi i forcës ose ndërmarrja e veprimeve që ndezin tensionet ose nxitin konfliktet, thuhet në deklaratën e vendeve të QUINT-it.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …