leoni

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

Shtetet e QUINT-it, Zyra e BE-së dhe OSBE-ja, reaguan kundër Qeverisë së Kosovës rreth shpronësimit të 100 parcelave në veri

Shtetet e QUINT-it, të cilave iu bashkua edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe OSBE-ja, i reaguan dje Qeverisë së Kosovës rreth shpronësimit të mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, duke thënë se shprehin keqardhje për këtë vendim, për të cilin thanë se “shkeli ligjet dhe rregulloret”, ndërsa përmendën edhe planin e Ahtisaarit. Pak orë më vonë edhe Qeveria reagoi me një komunikatë ndaj kësaj deklarate, mbase për herë të parë ndaj QUINT’it. Ekzekutivi theksoi se diplomatët perëndimorë “konstatuan gabimisht gjendjen faktike” duke i mohuar akuzat për shkelje ligji. Sot për këtë çështje foli edhe e para e vendit, Vjosa Osmani, e cila i kërkoi Qeverisë t’ia shpjegojë më në detaje partnerëve procesin. QUINT, BE dhe OSBE thanë se nga misionet e këtyre vendeve kishin ndarë më herët me Qeverinë e Kosovës vlerësimet e ekspertëve juridikë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, duke treguar se “Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …