Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Kremlini mund t’i prishë kontratat për furnizimin me gaz në Evropë nëse shtetet “jomiqësore” nuk heqin dorë nga refuzimi i tyre për të paguar në rubla nga dita e sotme 1 prill 2022. Për të blerë gazin rus, ata duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse. Nga ato llogari do të paguhet gazi. Nëse këto pagesa nuk bëhen, ne do ta konsiderojmë këtë një dështim nga klienti për të përmbushur detyrimet e tij, tha Putin në një paraqitje televizive të enjten. Dekreti që Putin nënshkroi të enjten autorizon Gazprom-bank, e kontrolluar nga shteti, të hapë llogari në valutë dhe rubla për blerjet e gazit. Blerësit evropianë do të paguanin në valutë të huaj dhe më pas do të autorizonin Gazprombank për të bërë konvertimin në rubla, të cilat më pas do të përdoren për të blerë zyrtarisht gazin. Grupi 7 i ekonomive të përparuara, sikur janë Amerika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Kanadaja – kishin refuzuar të pranonin përmbushjen e kërkesës së Putinit për pagesa në rubla. Bllokimi i kishte bërë tashmë Gjermaninë dhe Austrinë të bënin përgatitjet për racionimin e mundshëm të gazit, duke aktivizuar një plan emergjence të krijuar për ta ndihmuar atë të përballonte çdo ndërprerje në furnizimet nga Rusia. Putin foli me kancelarin gjerman, Olaf Sholz dhe kryeministrin italian, Mario Dragi, për marrëveshjen e re. Të dy u përpoqën të qetësonin frikën e një mbylljeje të gazit. Sholz u ka thënë gazetarëve se ai besonte se Gjermania do të vazhdonte të paguante për gazin në euro.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …