Ministria e Punëve të Jashtme të Belgjikës, ka bërë e ditur se do të dhurojë 4 milionë doza të vaksinës anti-Covid deri në fund të vitit 2021. Sipas njoftimit, këto vaksina do të dhurohen për vendet e treta, përmes programit COVAX. E përfituese e këtyre vaksinave do të jetë edhe Kosova, në një grup me Armeninë dhe Gjeorgjinë, ku për të trija vendet janë planifikuar të shpërndahen 225 mijë e 600 vaksina në total. Tutje theksohet se që nga fillimi i krizës, Belgjika ka mbështetur mekanizmin multilateral Covax me një kontribut prej 4 milion euro dhe tani me një donacion vaksinash.
