leoni

Shteti shqiptar nuk ka asnjë të drejtë pronësie mbi “Telekom Albania” të cilin do ta blejë Serbia

Shteti shqiptar nuk ka asnjë të drejtë pronësie mbi “Telekom Albania” të cilin do ta blejë Serbia

“Telekomi i Serbisë” ka kërkuar zyrtarisht autorizimin e qeverisë shqiptare për të blerë, “Telekomin e  Shqipërisë”. Drejtuesit e “Telekom Serbia” kanë takuar këtë të mërkurë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar nga qeveria pëlqimin për blerjen e “Telekom”-it. Burime të besueshme nga qeveria i thanë “Top Channelit” se përfaqësuesve të “Telekom Serbia” u është thënë se pavarësisht se shteti s’ka rol në një transaksion të mundshëm mes dy kompanive private, futja e tyre në tregun shqiptar në një sektor strategjik si telekomunikacioni, nuk është e mirëseardhur. Sipas këtyre burimeve drejtuesit e ministrisë së infrastrukturës i kanë komunikuar “Telekomit Serb” se hyrja e tyre në Shqipëri do të ishte krejt e papërshtatshme edhe për biznesin e tyre, pasi mund te sjellë reagime të padëshirueshme të natyrës politike. Qeveria shqiptare pretendon se nuk mund të ndalojë dot blerjen e “Telekom Albania” nga “Telekomi Serb”, nëse dy kompanitë do të arrinin marrëveshjen. Sipas saj, shteti shqiptar aktualisht nuk ka asnjë të drejtë pronësie mbi “Telekom Albania” dhe nuk ka asnjë rol në transaksionet financiare mes dy kompanive private.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …