Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së kontributit në lidhje me mbështetjen për PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë 2014-2017 për vazhdim nga 2018-2020. Marrëveshja do të ketë vlerën mbi 3 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Suedisë, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Andres Wollter. Shtetit Suedez ka dhënë dhe vazhdojë të jap mbështetje për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave si dhe në përgatitjen Projektligjit të Tatimit në Pronë i cili do t’i hapë rrugën materializimit të reformës së nisur në këtë sektor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …