Policia e Kosovës

Shtohen forcat policore në hapësirat përreth objekteve të institucioneve në kryeqytet

Pas paralajmërimit  të partive opozitare se prej sot do të rifillojnë protestat në kryeqytetin e vendit onë, në hapësirat përreth objekteve të institucioneve vërehet një numër i shtuar forcash policore. Po ashtu policia është vendosur në çdo cep të shesheve të kryeqytetit. Opozita ishte takuar në Sheshin Skënderbeu, ku edhe ka paralajmëruar se do të fillojë vendosjen e shatorrëve për ta kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Kosovës. Aktivistë të tri partive opozitare kanë paralajmëruar se nga ora 14:00 do të mblidhen për të nisur protestat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …