leoni

Shtohen përpjekjet për realizimin e projektit Penda e Drenicës, dhe ndërtimin e një spitali rajonal

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i udhëhequr nga Daniel Cannon, një njeri i zoti në financa ndërkombëtare, dhe bankier i dalluar investiv, i shoqëruar nga ish-sekretari i Brendshëm i SHBA-ve, Rayn Zinke, një ish-komandant i njësisë SEAL, i cili ka shërbyer në Administratën e Presidentit Trump (2017), Steven Lindgren – shkencëtar, si dhe nga djali i Danielit, George Cannon – i cili në Kosovë po kryen shkollë për sistemin Kibernetik, rreth mundësisë për të investuar në projektin e Pendës së Drenicës dhe ndërtimin e një spitali rajonal. “Çdo ditë e më tepër po shtojmë përpjekjet dhe hapat për realizimin e projektit më madhor që Skenderaj ka pas ndonjëherë – Penda e Drenicës, një projekt dhjetëra miliona euro, i cili do të zgjidh përfundimisht problemin e ujit të pijshëm për së paku 200 mijë banorë. Vizita në Skenderaj, e mikut tim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Cannon, një njeri i zoti në financa ndërkombëtare, dhe bankier i dalluar investiv, është ekskluzivisht rikonfirmim i premtimit të tij për investim në dy projekte tejet të rëndësishme; Penda e Drenicës dhe ndërtimi i një spitali rajonal. Vizita e tij në qytetin tonë, që shoqërohej edhe nga ish-sekretari i Brendshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rayn Zinke – një ish-komandant i njësisë SEAL, i cili ka shërbyer në Administratën e Presidentit Trump (2017), Steven Lindgren – shkencëtar, si dhe nga djali i Danielit, George Cannon – i cili në Kosovë po kryen shkollë për sistemin Kibernetik, është e dyta brenda 3 muajve, dhe tregon qartë seriozitetin për investime në Skenderaj. Në këtë mënyrë, i kam njoftuar për potencialin dhe mundësitë që ofron komuna jonë sa iu përket investimeve, duke potencuar në radhë të parë sigurinë në investime, si dhe të gjithë mbështetjen time, për të bashkëpunuar në drejtim të realizimit të këtyre projekteve zhvillimore për qytetarët tanë. Përpara takimeve me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, i shoqërova në vizitën e tyre edhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në Kullën e Familjes Jashari, ku u priten nga kryefamiljari, Rifat Jashari”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …