QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, sot, iu dhurua një donacion me pajisje për persona me nevoja të veçanta, për persona të moshuar dhe mjete ortopedike, nga Selim Hoti dhe vëllezërit e tij nga Polluzha. Selimi, bashkë me vëllezërit e tij, e menaxhojnë kompaninë turistike “Polluzha Tours”, që veprojnë në Gjermani.