Interesimi i mjekëve për t’u larguar nga Kosova dhe për të shkuar në vendet perëndimore, sa vjen e rritet. Vetëm në muajt e fundit, rreth 180 mjek kanë lënë Kosovë dhe janë nisur për në shtetet perëndimore. Albulenë Shala, nga “Comsense Kosova”, e cila merret me rekrutimin e infermierëve, ka thënë për Ekonomia Online se interesimi për të ikur jashtë vendit, është shtuar më shumë në tre mujorin e fundit. “Interesimi për të rinjtë është rritur shumë, ne këtë punë e bëjmë që tri vite por tre mujori i fundit e ka rritur interesimin shumë. Nuk janë ata vetëm për të mësuar gjuhën, por veçse e kanë mësuar vetë gjuhën pra tregon se rrugën e kanë arrë shumë moti për të shkuar në Gjermani. Se ku shkojnë, janë vende të ndryshme, pra në konceptetet tona, ata kanë të drejtë me zgjedh”, ka deklaruar mes terash, Albulenë Shala, nga “Comsense Kosova”.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …