Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se në periudhën janar-maj të këtij viti, numri i shfrytëzuesve në skemën e ndihmës sociale është rritur për 902 familje. “Në janar të vitit 2016, në regjistrin e shfrytëzuesve të ndihmave sociale kanë qenë gjithsej 25.551 familje me 105.354 anëtarë të familjes”, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie. Departamentet e kësaj ministrie ushtrojnë kontroll të vazhdueshëm tek qendrat për punë sociale dhe shfrytëzuesit e ndihmës sociale. Shuma mujore e ndihmës sociale për një familje përcaktohet në bazë të numrit të anëtarëve të familjes, që do të thotë se shuma minimale mujore e ndihmës sociale është 50 € dhe maksimalja 150, pa llogaritur këtu shtesat për fëmijë (0-18vjeç), subvencionimin e energjisë elektrike etj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …