Kryetari Haliti sot vizitoj punimet që po kryhen në shtrimin e trotuareve përgjatë rrugës Sadovine e Jerlive-Sadovine e Muhaxherëve dhe rrugën që po ndërtohet nga Sllatina e Poshtme në drejtim të Remnikut të Ri, si dhe tha se qarkullimi më i lehtë i qytetarëve, përkatësisht këmbësorëve është prioritet për ne. Në vazhdën e këtyre projekteve, është duke u punuar edhe në pjesë të tjera të komunës së Vitisë, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Çdo cep i territorit të komunës, do të jetë pjesë e ndryshimeve të mëdha